Agjenti i Markut: Connor s’ka ku fshihet, duhet ta pranojë sfidën

Sporte luftarake 27 Korrik 2020 22:05

Sam Jones, agjenti i Florian Markut, ka folur për SkySport, ku thumboi rivalin Connor Benn.

Ky i fundit, nuk po pranon të ndeshet me boksierin shqiptar, pavarësisht ngacmimeve të shumta të Markut.

“Florian Marku është rivali i duhur për Connor Benn, çdo foto që poston, ke miliona shqiptarë në komente që shkruajnë: Marku, Marku.

Është e pashmangshme, Eddie Hearn duhet ta organizonë këtë duel. Ne jemi gati, jemi të bindur që do të kemi mbi 20 mijë tifozë në O2 Arena dhe 20 mijë tifozë jashtë saj.

Edhe në stil, do të ishte një duel për të mos u humbur. Të dy godasin fort dhe nuk shmangën. Duhet që Benn ta pranojë sfidën”, u shpreh agjenti i Markut.

-->