Agjenti i Mustafit udhëton për në qytetin e famshëm, afër marrëveshja me gjigantin evropian

Futboll 13 Janar 2020 15:55

Shkodran Mustafi i ka ditët e numëruar si futbollist i Arsenalit, shkruan Insporti.com.

Mbrojtësi shqiptar me pasaportë gjermane nuk ishte i përfshirë fare në ndeshjen e fundit të klubit anglez. Sipas medieve angleze, Mustafi është në bisedime me klubin e madh turk, Galatasaray.

Gjatë ditës së sotme edhe mediet turke kanë shkruar se marrëveshja mes Mustafit dhe Galatas, është shumë afër duke mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla që nënshkrimi i kampionit botëror të jetë mbi fletën e bardhë.

Mustafi has hardly featured in the Premier League this season after falling down pecking order

 

Madje, besohet se sot agjenti i tij ka udhëtuar për në Stamboll për finalizuar marrëveshjen.

Për shërbimet e Mustafit kanë shprehur interesim edhe disa klube të Premier Ligës dhe Serie A, por duket se ai ka vendosur për klubin turk, pasi mund të ketë minutazh më të madhe.

Mustafi, 27 vjeçar, këtë sezon është paraqitur në vetëm dhjetë ndeshje në të gjitha garat, ku më shumë është paraqitur në Ligën e Evropës dhe FA Cup.

Arsenali e kishte transferuar Mustafin në vitin 2016 nga Valencia për shifrën e 40 milionë eurove. /Insporti.com/

-->