Agjenti i yllit të Real Madridit kritikon rëndë fansat madrilenë

Futboll 04 Mars 2019 16:16

Situata e Gareth Bale te Real Madridi mori një tjetër kthesë të keqe kundër Barcelonës, të shtunën mbrëma.

“Los Blancos” ishin nikoqirë të “El Clasicos” së dytë brenda një jave, derisa po kërkonin “hakmarrje” pas disfatës 3-0 në Copa del Rey, transmeton Insporti.

Por edhe një herë, ishte Barcelona ajo që triumfoi, duke nxitur kritika edhe më shumë në drejtim të skuadrës nga Madridi.

Bale luajti nga minuta e parë, por dështoi të kishte impakt në lojë, derisa u zëvendësua pas vetëm një ore lojë.

FBL-LIGA-ESP-REAL MADRID-BARCELONA

Qartazi të frustruar me paraqitjen e uellsianit, disa mbështetës filluan ta vërshëllenin atë derisa po zëvendësohej.

Për t’i përkeqësuar edhe më shumë gjërat, Bale nuk qëndroi dhe u largua nga “Bernabeu” para se të përfundonte takimi.

Jonathan Barnett, agjenti i lojtarit, tani ka reaguar duke dhënë disa komente kritikuese për fansat.

“Kjo gjeneratë e fansave të Realit do të flasë për golat e Garethit në vitet e ardhshme. Ata duhet të turpërohen nga vetja,” është shprehur ai.

Real Madrid v Liverpool - UEFA Champions League Final

“Gareth meriton respektin më të madh. Mënyra se si fansat e Realit e kanë trajtuar atë, është shumë e turpshme.

“Gjatë gjashtë viteve sa ka qenë në Spanjë, ai ka fituar gjithçka. Është një prej lojtarëve më të mirë në botë. Ata fansa duhet t’ia puthin këmbët.” /Insporti.com/

-->