Agjenti konfirmon gjithçka, kjo është e ardhmja e Ozilit

Futboll 02 Janar 2019 18:37

Agjenti i Mesut Ozilit ka hedhur poshtë thashethemet që ylli i Arsenalit mund të largohet nga klubi duke zbuluar në një intervistë për ‘Goal’ se e ardhmja e tij i përket “Topçinjve”.

30-vjeçari është përfolur shumë herë për largim nga klubi londinez pas largimit nga Unai Emery në shumë raste nga fusha për arsye të ndryshme.

“Nuk do të preferoja të flisja publikisht për situatën e Mesutit, por duke marrë parasysh spekulimet në lidhje me të për largim nga Arsenali, e ndjej të rëndësishme për të ofruar disa qartësi që ne të kemi mundësi t’i japim fund kësaj dhe të fokusohemi në futboll”, ka thënë fillimisht Erkut Sogut.

“Mesuti nënshkroi kontratë të re janarin e kaluar sepse ai e pa të ardhmen e tij në Arsenal dhe asgjë nuk e ka ndryshuar mendjen e tij. Ai dëshiron të qëndrojë për aq kohë sa ka në kontratë dhe ndoshta madje edhe më shumë”, vazhdoi ai.

“Mesuti është 100 për qind i përkushtuar në Arsenal. Ai e do klubin, ndan vlerën e tij dhe nuk dëshiron të jetë diku tjetër”.

“Ai është krenar që vesh fanellën dhe i nderuar për të përfaqësuar Arsenalin brenda dhe jashtë fushës. Ai merr përgjegjësitë e tij, përfshirë përzgjedhjen si njëri nga kapitenët e këtij sezoni – shumë seriozisht dhe ka një raport të mrekullueshëm me bashkëlojtarët e tij, stafin dhe tifozët”, ka përfunduar agjenti i Ozilit.

Ozil ka shënuar 37 gola dhe ka krijuar 66 asistime nën udhëheqjen e ish trajneri Arsene Wenger duke kontribuar gjithashtu në fitoren e tri Kupave FA të “Topçinjve”.