Agjenti konfirmon se Milani ka kontaktuar me lojtarin brazilian

Futboll 29 Mars 2019 12:00

Agjenti i talentit të Gremios, Everton, ka konfirmuar se ka pasur kontakte me Milanin.

Mesfushori anësor, me tipare sulmuese, mbushi 23-vjet javën e kaluar, derisa ka qenë vazhdimisht i lidhur me një transferim në “San Siro”, transmeton Insporti.

“Që nga viti i kaluar ne kemi pasur kontakte me disa klube [përfshirë Milanin], derisa është mundësia që të fillojnë negociatat me disa prej tyre,” tha agjenti, Marcelo Serafini për “PlanetaMilan.”

“Është e vështirë të them nëse Evertoni do të luajë në Evropë sezonin e ardhshëm, por është e mundur.”

Everton tashmë ka tre paraqitje seniore me Kombëtaren e Brazilit, derisa ka shënuar 32 gola në 132 ndeshje garuese për Gremion. /Insporti.com/