Agjërimi para finales? Salah, Shaqiri dhe Mane marrin këtë vendim

Futboll 11 Maj 2019 09:51

Ramazani është një aleat shumë i madh për Tottenham Hotspur në kuadër të finales së Champions-it, për faktin se tre futbollistë të Liverpoolit, Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Xherdan Shaqiri agjërojnë gjatë muajit të shenjtë të fesë islame.

Por, me sa duket Jurgen Klopp e ka zgjidhur përfundimisht problemin me ushqimin e futbollistëve të tij për finalen e 1 qershorit dhe rrezikun që ata të mos vinin në formë për ndeshjen përballë Tottenhamit.

Megjithatë Kurani e parashikon se personat që janë në kushtet e pamundshmërisë për shkak të sëmundjes apo udhëtimeve, mund ta kompensojnë ditën e humbur.

Kështu pritet me ndodh edhe me tre lojtarët mysliman të Liverpoolit për 1 qershor, Shaqiri, Salah dhe Mane nuk do të jenë agjerushëm.

Njëjtë edhe vitin e kaluar patën vepruar treshja, Salah, Mane dhe Emre Can.

Kujtojmë që Liverpooli e siguroi finalen pasi në mënyrë spektakulare e mposhti Barcelonën 4-0 në stadumin “Anfield”

-->