Agnelli-Allegri, takohen përsëri, pritet vendimi rreth të ardhmes

Futboll 16 Maj 2019 17:20

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli pati takim tri orësh me trajnerin Massimiliano Allegri, por duket se kjo kohë nuk mjaftoi për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

Pikërisht për këtë arsye, palët kanë rënë dakord që pasditen e sotme të mbajnë një tjetër takim, ku të pranishëm do të jenë edhe zëvendës presidenti Pavel Nedved, si dhe Drejtori Sportiv, Fabio Paratici.

Tema do të jetë po e njëjta, diskutimi mbi ofertën për rinovimin e kontratës së Allegrit, që përfundon në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa gjithçka do të varet nëse palët do të gjejnë gjuhën për të vazhduar tutje.

Synimi është afrimi i emrave të mëdhenj, në mënyrë që të luftohet për Championsin.

Po ashtu priten edhe largime të futbollistëve si Dybala, Pjaniç, Alex Sandro dhe Cancelo.

Megjithatë dy drejtuesit e tjerë, Nedved dhe Paratici janë kundër trajnerit në këtë pikë, pasi mendojnë se skuadra është tashmë e fortë dhe ka nevojë vetëm për ndërhyrje të vogla, në reparte të caktuara.

Nëse palët nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët, nuk përjashtohet mundësia që Agnelli të vendosë shkarkimin që këtë verë të Allegrit, trajner me të cilin fitoi 5 herë radhazi kampionatin, ndërsa kandidatët për ta zëvendësuar janë Pochettino, Guardiola dhe Conte./Insporti