Agnelli ndodhet në Baku për të bindur Sarrin

Futboll 29 Maj 2019 11:32

Tashmë nuk ka më dyshime që Maurizo Sarri do të jetë trajneri i Juventusit.

Së fundmi TuttoSport ka publikuar nga një foto eksluzive të presidentit të Juventusit Andrea Agnelli, në hotelin ku ndodhet klubi i Chelseat aty ku Sarri po bën përgatitjet e fundit për ndeshjen sotme kundër Arsenalit.

Të dy kanë kaluar sot mëngjesin së bashku dhe vështirë të mendosh që ata nuk kanë folur për stolin bardhezi.

Ndërkohë menjëhërë pas finales së sotme do të merret vesh dhe e ardhmja e Sarrit nëse do t’i bashkohet ose jo Juventusit.