Aguero ka barazuar rekordin e legjendës angleze

Futboll 11 Shkurt 2019 08:51

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero, ka barazuar rekordin e legjendës angleze, Alan Shearer, sa i përket hat-trick.

Tashmë, Aguero dhe ish futbollisti i Blackburn Rovers dhe Neëcastle United kanë nga 11 hat-tric të shënuar në histori të Premier League.

Ish ylli i Atletico Madridit do të ketë mundësin që bëhët futbollisti me më së shumti hatrika të realizuar, pasi që Shearer është pensionuar që një kohë të gjatë.

Aguero ishte i pandalshëm në fitoren e Man City ndaj Chelsea, prej 6 – 0, duke realizuar tre gola.

Aguero është bërë lojtari i gjashtë në histori të Premier League që ka shënuar ose ka asistuar 200 gola, për një klub të vetëm, pas ‘hat-tric’ të tij ndaj Chelsea.

Wayne Rooney dhe Ryan Giggs për Manchester United, Thierry Henry për Arsenal, Frank Lampard për Chelsea dhe Steven Gerrard për Liverpool, të cilët kanë arritur këtë shifër, raporton Metro.co.uk, transmeton Insporti.com.

Reprezentuesi argjentinas me hatrikun e tij tashmë ka arritur shifrën e 17 golave të shënuara në këtë sezon.

30 vjeçari është në garë me Pierre Emerick Aubameyang dhe Harry Kane, për këpucën e artë. /Insporti.com