Aguero shënoi 200 gola për Cityn, por këta janë golashënuesit që mbajnë rekordet

Futboll 05 Gusht 2018 19:01

Sergio Aguero sot shënoi gy gola për Manchester Cityn në takimin e Community Shield me Chelsean. Për futbollistin argjentinas këta ishin golat 200 dhe dhe 201 në fanellën e Manchester Cityt duke e futur kështu Agueron në një grup elit të lojtarëve që kanë më shuam se 200 gola me një klub të vetëm në Angli.

Agueros për shembull i duhet edhe 6 gola për të kaluar bilancin prej 206 golave që ka Alan Shearer për Newcaslte dhe 10 gola për të kapur Frank Lamardin i cili ka 211 gola prë Chelsean.

Wayne Rooney ka 253 gola për Manchester Unitedin, mirëpo, asnjë nga këta futbollistë nuk figurojnë në top 10she të golashënuesve me të një klub të vetëm.

Në fakt i vetmi futbollist i kohëve “moderne” që figuron në atë listë është Ian Rush me 346 gola në fanellën e Liverpoolit. Të gjithë të tjerët janë futbollistë nga pjesa e parë e shekullit të kaluar, të cilët kanë statistika që nuk mund ti thyejë askush në Premier Ligë.

-->