Ahmeti : Ceferin e Infatino nuk i përcjellin ngjarjet e fundit në FFK

Superliga e Kosovës 09 Dhjetor 2019 08:53

Ish zëvendës / sekretar i FFK-së, Arianit Ahemti ka deklaruar se ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në federatë nuk e rrezikojnë përjashatimin nga UEFA dhe FIFA, shkruan Insporti.com.

Ahmeti i ftuar në emisionin sportiv “Dueli Sportiv” në Radio Televizionin Dukagjini, ka deklaruar se presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin nuk e përcjellë FFK-në, por një nëpunëse ligjore. “Po mundohen të krijojnë huti me disa informata, që po vijnë nga vetë këta. Unë po ju them diçka. Unë jam në kontakt me UEFA, por është edhe Erolli, e di Erolli shumë mirë me kë jam. Kush është ka e përcjellë atje, është një nëpunëse, nuk e përcjellë Ceferini (presidenti i UEFA). Është një nëpunëse e një zyre ligjore, femër është ajo me të cilën jam në kontakt me të”, ka thënë Ahmeti, transmeton Insporti.com.

Ai ndër të tjerash ka treguar se edhe ka anuluar pjesëmarrjen e tij në ndeshjen e Ligës së Kampionëve si delegat, për shkak të ngjarjeve të fundit në FFK dhe se nuk rrezikohet përjashtimi nga UEFA.

Sipas tij, lajmet se Ceferin është duke e monitoruar ngjarjet e fundit në FFK, nuk janë të vërteta.

“Edhe normal që e njoftoj unë, sepse unë jam kanë zyrtar, jam delegat i UEFA-s. Bile, tash jam deleguar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Slavia Prague, por i kam njoftuar që nuk do të shkoj. Është dashtë me anulu shkak i këtyre ngjarjeve. Nuk rrezikohet, pse me u rreziku, këta vetë po e bëjnë këtë lajm, vetë po i bëjnë pyetje vetes, vetë po iu përgjigjen”, ka shtuar ai.

Ahmeti iu është referuar takimeve të Ademit me presidentin e UEFA-s dhe FIFA-s.

Të shtunën kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe nënkryetari, Baki Burri gjatë qëndrimit në Varshavë janë takuar me Gianni Infantino (presidenti i FIFA-s) dhe Aleksander Ceferin (president i UEFA-s).

Federata nëpërmjet sajtit të saj raportoi se Infantino dhe Ceferin janë të shqetësuar me ngjarjet e fundit në FFK dhe se presin thirrjen për të ndërhyrë.

Po ashtu ditëve e fundit në mediet shqiptare është raportuar se Federata e Futbollit të Kosovës mund të përjashtohet nga të dy shtëpitë e futbollit për shkak të ndërhyrjes së politikës në punët e federatës. /Insporti.com/

 

 

-->