Ahmeti: Këtë person e njoh përmes Ademit dhe Salihut, i kam dorëzuar bileta

Kombëtarja 09 Dhjetor 2019 19:25

Arianit Ahmeti ka komentuar të vërtetën e lidhjeve të tij me figura politike, për të cilat është akuzuar së fundmi.

Ish-zëvendëssekretari i përgjithshëm i FFK-së u shkarkua javën e kaluar nga FFK pasi kishte tentuar të mbledhë nëshkrime për të rrëzuar nga posti i tij kryetarin Ademi.

Sipas Ahmetit, duhet të ketë zgjedhje pasi që Ademi ka mandat dy vjeçar me vazhdim nga presidenti i ndjerë Vokrri, dhe jo mandat katër vjeçar siç pretendohet nga FFK.

Së fundmi, Ahmeti është përfolur edhe për lidhjet e tij me figura politike, në mesin e tyre edhe me Astrit Haraqijën.

Megjithatë, Ahmeti thotë se atë e njeh vetëm përmes Agim Ademit dhe Eroll Salihut.

“Nuk ka asgjë të vërtetë këtu”, ka thënë Ahmeti në ‘Rock n’Roll Football’.

“Atë e njoh prej Ademit dhe Salihut, duke ua dorëzuar disa bileta”, shtoi ai.

Ahmeti ka njoftuar se sot ka marrë vendimin për shkarkimin e tij.

-->