Ahmeti: UEFA i ka kërkuar dorëheqje Agim Ademit

Futboll 09 Dhjetor 2019 08:14

Ish zëvendës / sekretari në Federatën e Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti ka deklaruar se UEFA i ka kërkuar ngrirjen e postit ose dorëheqjen kryetarit Agim Ademit, shkruan Insporti.com.

Ahmeti i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në Radio Televizionin Dukagjini ka folur rreth kandidaturës së tij për kryetar të FFK-së si dhe problemet e saj. Ai deklaroi se pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Ademit, UEFA i ka kërkuar këtij të fundit që të bëj ngrirjen e postit ose të jap dorëheqje.

“Zyra e UEFA-s ka thirrur Eroll Salihun menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Agim Ademit. Atij i kanë thënë se postin duhet ngrirë për shkak të imazhit të futbollit ose të jap dorëheqje”, ka thënë Ahmeti në ‘Dueli Sportiv’.

Ahmeti në fund ka deklaruar se për këtë mund të flet edhe sekretari i FFK-së, Eroll Salihu.

Ahmeti, ish-zëvendës/sekretar në FFK, pretendon se kryetari aktual ka mandat dy-vjeçar, ndërsa ky i fundit pretendon për katër-vjeçar. /Insporti.com/

-->