“Ai është kthyer” – Përmbledhja e performancës mahnitëse të Eden Hazard ndaj Bilbaos tregon se ai është ende lojtar i klasit botëror

Futboll 23 Dhjetor 2021 22:49

Eden Hazard është ende një lojtar i klasit botëror dhe ai e tregoi këtë për Real Madridin, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer kundër Athletic Bilbaos.

Hazard luajti teksa Reali morri një fitore të vështirë në Bilbao në La Liga të mërkurën.

30-vjeçari startoi ndeshjen e tij të dytë radhazi teksa inkurajoi Carlo Ancelottin i cili rrëfeu: “Ai është kthyer”.

Hazard ishte një kërcënim i vazhdueshëm, duke bërë vrapime pas mbrojtjes së Bilbaos dhe duke treguar vizionin e tij të pasimeve.

Në paraqitjen e tij mbresëlënëse, trajneri veteran italian tha përmes AS: “Ai punoi shumë për ekipin. Është e vërtetë që ai dyshon për fizikun e tij, por ai bëri mirë.”

“Në pjesën e dytë, ai provoi gjërat. Ai është kthyer, jam dakord.”

Ancelotti shtoi: “Hazard, sigurisht, është i mirë për ekipin. Ai ka bërë mirë, ka luftuar, ka kërcënuar dhe është kthyer.

Hazard ka luajtur 12 nga 19 ndeshjet e Realit në ligë këtë sezon, ndërsa ata janë në krye të tabelës.

-->