Aja Broqi dhe Meldin Mustafi shpallen kampionë të Kosovës në tenis për kategorinë “Adults”

Tenis 15 Nëntor 2021 13:52

Gjatë datave 10-14 Nëntor është mbajtur turneu i fundit përmbyllës për këtë vit nga Federata e Tenisit e Kosovës në bashkëpunim me sponzorin e artë të FTK-së, Bankën për Biznes, “Masters 2021”, by BPB’ për kategorinë Adults në të cilin u përballën tenistët më të mirë të kësaj kategorie për vajza dhe djem.

Te vajzat kampione doli Aja Broqi, gjersa në vendin e dytë u rendit Blearta Ukëhaxhaj, ndërsa në vendin e tretë e të katërt dolën Forta Morina dhe Marija Dukiç.

Ndërsa te djemt kampion u shpall Meldin Mustafi, i cili pas një meçi mjaftë interesantë në finale mposhti Fresk Sylhasin, përderisa në vend të tretë dhe të katërt u renditen Granit Bajraliu dhe Diell Mehmedi.

Image

-->