Ajaxi e kërkon befasinë ndaj Juventusit – formacionet e mundshme

Futboll 16 Prill 2019 10:24

Juventusi do të luajë sot në “Alianz Stadium” ndeshjen e kthimit çerekfinale në Champions kundër Ajaxit.

Bardhezinjtë nisen favorit në këtë sfidë duke parë barazimin 1-1 në Holandë një javë më parë teksa sot iu mjafton një barazim pa gola për të kaluar në gjysmëfinale.

Por, në këtë takim ‘Zonja e Vjetër’ vjen më dy mungesa të rëndësishme. Chiellini dhe Mandzukic janë të dëmtuar dhe nuk ia kanë dalë të rikuperon në kohë.

Në anën tjetër ylli i Ajaxit Frenkie de Jong është në dyshim për këtë sfidë për shkak të një lëndimi në ndeshjen e kampionatin ndaj Excelsior.

Formacionet e mundshme:

Juventus: Szczsny; Cancelo, Bonucci, Rugani, Alex Sandro; Emre Can, Pjanic;, Matuidi; Bernardeschi; Kean, Ronaldo

Ajax: Onana; Veltman, De Ligt, Blind, Mazraoui; Schwne, Van de Beek, De Jong; Ziyech, Tadić, Neres