Ajaxi e shpërblen trajnerin Ten Hag

Futboll 18 Prill 2019 13:36

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag do të shpërblehet me kontratë të re nga drejtuesit e klubit pas suksesit të fundit në Ligën e Kampionëve, përcjellë gazeta holandeze “De Telegraaf”.

Ajaxi është kualifikuar në gjysmëfinale të kësaj gare, pasi eliminoi Juventusin dhe do të përballet me skuadrën e Tottenhamit.

Ten Hag ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2020, por tashmë klubi i ka ofruar kontratën e re, e cila skadon në verën e vitit 2024.

Te Ajaxi duan ta mbajnë sa më gjatë trajnerin Ten Hag, i cili po bën një punë të mirë me ekipin, drejtimin e të cilit e ka marrë në vitin 2017.

Tekniku 46-vjeçar, para Ajaxit ka punuar edhe te ekipet si Utrecht, Bayern Muenchen II e Go Ahead Eagles.