Ajaxi fiton me klasë edhe në Londër

Futboll 30 Prill 2019 23:04

Ajaxi ka fituar ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve kundër Tottenham në kuadër të Ligës së Kampionëve, me rezultat 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi mesfushori holande, Dony van de Beek, në minutën e 15-të, pas një super aksoni të ndërtuar nga skuadra holandeze.

Ajaxi dominoi tërësisht pjesën e parë duke mos lejuar skuadrën vendase të rrezikojë për asnjë moment.

 

Djelmoshat e trajnerit holandez, Erik ten Hag, kishin mundësin për të shënuar dhe golin e dytë, kur sulmuesi Neres goditi shtyllën në pjesën e dytë.

Tottenhami në këtë ndeshje ishte pa dy sulmuesit kryesor, Harry Kane dhe Heung Min-Son për shkak të lëndimeve.

‘Gjelat’ tentuan përmes sulmuesit spanjoll, Lorrente të barazonin rezultatin por portieri Andre Onana ishte në formë të mirë.

Ndeshja e kthyese zhvillohet javën e ardhshme në ‘Amsterdam Arena’. /Insporti.com/

-->