Ajet Shosholli ndan një histori interesante të Kosovës, flet për datën historike të 5 prillit 1992 në Tetovë

Kombëtarja 05 Prill 2022 13:29

Njëri nga trajnerët më të suksesshëm në futbollin kosovar, Ajet Shosholli i cili edhe njihet si trajneri i parë i Kombëtares së Kosovës  në futboll, ka ndarë sot një histori interesante me dashamirët e futbollit.

Shosholli ka kujtuar vitin 1992 saktësisht me 5 prill kur u zhvillua ndeshja e parë e Kosovës ku u ndeshen me Shkëndijën në Tetovë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje e Shoshollit:

5 PRILLI I VITIT 1992

Ne diten e sotit para 30 viteve Kombetarja e Kosoves zhvilloi ndeshjen e pare te saj pas pavaresimit te futbollit kosovar.

Ndeshja u zhvillua me ekipin e Shkendise ne stadiumin e Tetoves para afro dhjete mije  shikuesve , dhe perfundoi me rezultatin 4:0 ne te mire te Kosoves e qe nuk ishte rezultati shume ne rendesi , sa ishte me rendesi paraqitje apo reprezentimi i kombetares te Kosovese e qe ne fakt eshte zanafilla e kombetares tone.

Pergezime dhe urime per te gjithe pjesemarresit e kesaj ndeshje duke filluar prej kryesise te pare te FFK-se ,futbolliteve ,trajnerve  dhe te gjithe akterve te tjere te kesaj ndeshje.

Faleminderim i posaqem per nikoqirin , ekipin e Shkendise ku per tri dite qendrimi ne Tetove hasem ne mikepritje te jashte zakonshme si nga antaret e kryesise po ashtu edhe nga gjithe qytetaret e Tetoves. 

-->