Ajeti afër transferimit tek gjigantët skocez

Futboll 07 Gusht 2020 15:50

Albian Ajeti do të ndryshojë skuadër dhe kampionat. Para disa ditësh u raportua për interesimin e Celtic për shërbimet e sulmuesit shqiptar dhe gjërat tashmë kanë marrë drejtim. Anthony Joseph, gazetari i Sky Sport News, raporton se marrëveshja është drejt mbylljes.

Sulmuesi i West Ham, Albian Ajeti, është afër arritjes së marrëveshjes me Celtic, që do ta huazojë me të drejtë blerjeje. Neil Lennon ka zhvilluar biseda të avancuara me agjentin e lojtarit mbrëmë. Ndërhyrja e Lennon e ka bindur Ajetin të zgjedhë Celtic.

Mund të mbyllet gjithçka në fillim të javës tjetër”, shkruan Joseph në llogarinë e tij në Twitter. Ajeti te West ham kaloi verën e shkuar, pas një sezoni të mirë me Basel. Sulmuesi, i cili luan për Zvicrën, nuk ka pasur shumë hapësira dhe largimi nga “Çekiçët” është vendimi më i mirë për të. 

-->