Ajeti flet për rikthimin e tij në Kombëtaren e Shqipërisë

Futboll 22 Mars 2021 15:06

Arlind Ajeti ka folur në konferencë për mediet, pas rikthimit te Kombëtarja, teksa është shprehur se Shqipëria mund të bëjë mirë dhe shton se nuk duhet nënvlerësuar Andorra.

Mbrojtësi ka thënë se i kishte munguar shumë Kombëtarja, duke shtuar më tej se në ndeshjet e ardhshëm duhet të japin maksimumin, për rezultatet pozitive.

Grumbullimi- Më ka munguar Kombëtarja jam shumë i lumtur që shikoj përsëri lojtarët dhe stafin. Jemi të gjithë lojtarët që kemi luajtur rregullisht dhe mendoj që kjo është një plus për ne, pasi kemi lojtarë që kanë luajtur në ekipe të mira. Mua më duket se ka kaluar një kohë e gjatë që nuk luaj për Kombëtaren. Jam shumë i lumtur që jam rikthyer Kombëtarja, ka qenë një grup i mirë, njëjtë si tani.

Ndeshjet e ardhshme– Trajner e di si do i përgatisim këto ndeshje. Në klubet tonë kemi dhënë maksimumin. Te Kombëtarja luajmë me zemër dhe me shpirt. Duhet të bëjmë mirë ndaj të gjithë kundërshtarëve. Shpresojmë që nga ndeshjet e ardhshme të marrim maksimumin. Do futemi në fushë për të marrë maksimumin. Sidomos me Andorrën, nuk duhet ta nënvlerësojmë, pasi e kemi parë në të kaluarën se na kanë hapur probleme. Ne të gjithë e njohim njëri tjetrin. Nuk kemi ardhur nga pushimet, por jemi stërvitur me skuadrat tonë. Njohja e njëri-tjetrit, e bën më të lehtë, pasi nuk jemi një skuadër e re. Nuk kemi pasur shumë kohë, por mendoj se do ia dalim.

Andorra- Nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin. Mjafton të kujtojmë ndeshjet e kaluara. Ne e dimë se çfarë na pret. Duhet të fokusohemi vetëm te ndeshja dhe te ato që na thotë trajneri.”, tha Ajeti.

PANORAMASPORT.AL

-->