Ajo që bëri Kyrgios në “Mexican Open” nxiti vërshëllima nga tribuna

Tenis 28 Shkurt 2019 17:59

Rafael Nadal është eleminuar nga “Mexican Open” pas një disfate në tre sete nga australiani, Nick Kyrgios.

Ndeshja do të mbahet mend për të gjitha arsyet e gabuara, derisa Nadal tha se kundërshtarit të tij “i mungon respekti për publikun.”

Përballja u përshkua nga disa momente të çuditshme nga Kyrgios, të cilat nxitën vërshëllima nga tribuna, transmeton Insporti.

Kyrgios provokoi turmën duke humbur shumë kohë në një moment, derisa u vonua shumë për të filluar ndeshjen.

Kyrgios continues to wind up the fans post-match

Ai, duke treguar mungesë respekti, goditi një servë në mënyrë të çuditshme në setin e tretë, duke irrituar kundërshtarin dhe të pranishmit.

Nadal e kritikoi veprimin e Kyrgios pas ndeshjes, duke thënë: “Atij i mungon respekti për publikun, rivalin dhe për veten.”

Australiani, natyrisht, nuk tregoi aspak keqardhje për atë që ka bërë.

“Unë jam ndryshe, Rafa është ndryshe, ai mund të fokusohet në veten,” u shpreh Kyrgios.


“Ai nuk e di rrugëtimin tim, ai nuk di asgjë për mua, kështu që nuk do ta dëgjoj fare.

“Është mënyra si luaj unë, është mënyra si luan ai.” /Insporti.com/