Ajo që nuk u pa te goli i Shaqirit – 4 lojtarë, 4 prekje, 10 sekonda dhe gol (VIDEO)

Futboll 06 Dhjetor 2018 16:05

Mesfushori shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka shkëlqyer mbrëmë në fitoren 3-1 kundër Burnley, triumf ky që i mban në hap me Manchester Cityn për titull.

Skuadra e Jurgen Kloppit e befasua fillimisht në minutën e 54’, Jack Cork shokoi mysafirët duke realizuar për 1-0.

Por, Liverpooli reagoi menjëherë duke shënuar për 1-1 (Milner 62’).

Më pas, në lojë u inkuadruan Roberto Firmino dhe Mohamed Salah të cilët bën diferencën dhe ndihmuan “Redsat” për të përmbysur rezultatin dhe për të fituar me rezultat 3-1.

Në këtë ndeshje shënoi edhe Shaqiri, golin e tretë në këtë ndeshje në fund, por edhe të tretin personal me fanellën e Liverpoolit.

E veçanta e këtij goli është për mënyrën se si u shënua.

Për 30 sekonda ndodhi gjithçka dhe u përfshi edhe portieri, Alisson, i cili bëri pritje mbresëlënëse para se të ndihmojë shokët për të shënuar.

Për 10 sekonda topi shkoi nga porta në portë dhe u përfshinë 4 lojtarë, duke bërë 4 prekje për ta quar në fund në rrjet shqiptari, Xherdan Shaqiri, shkruan INsporti.

Shikoni videon për të kuptuar golin e veçantë dhe se si e shënoi Shaqiri.