Akil Gjakova kalon në finale, siguron medalje për Kosovën

Sporte luftarake 28 Qershor 2018 12:31

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, i cili po merr pjesë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, është kualifikuar në finale në kategorinë – 73 kilogramë.

Gjakova i cili raundin e parë e kaloi pa luftë, në çerekfinale arriti ta mposht me Ippon xhudistin spanjoll Javier Ramirez, në kategorinë – 73 kilogramë.

Kështu Akili u kualifikua në gjysmëfinale, ku u përball dhe e mposhti xhudistin nga Egjipit, Mohamed Mohyeldin. /Insporti.com

 

-->