Akil Gjakova kualifikohet në gjysmëfinale në Lojërat Mesdhetare (Foto)

Sporte luftarake 28 Qershor 2018 12:00

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, i cili po merr pjesë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, është kualifikuar në gjysmëfinale në kategorinë – 73 kilogramë.

Gjakova i cili raundin e parë e kaloi pa luftë, në çerekfinale arriti ta mposht me Ippon xhudistin spanjoll Javier Ramirez, në kategorinë – 73 kilogramë.

Kështu Akili i ka nisur me sukses Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” dhe është kualifikuar në gjysmëfinale. /Insporti.com

 

-->