Akil Gjakova mbetet pa medalje në Tbilis

Uncategorized 27 Mars 2021 15:32

Pas Laura Fazliu, edhe Akil Gjakova largohet nga Grand Slam në Gjeorgjia pa medalje, transmeton Insporti.

Gjakova kërkoi medaljen e bronztë në repesazh, por nuk arriti të triumfojë ndaj Lasha Shavdatuashvili.

Ai humbi pas tri gabimeve sipas gjyqtarëve, ndërsa xhudisti kosovar mendon se nuk ishte vendim i drejtë, duke iu drejtuar atyre me gjeste për ndarjen e drejtësisë jo në mënyrën e duhur.

-->