Aksident horror në Formula 3

Motosport 25 Qershor 2018 17:47

Në garën e kësaj fundjave në Formula 3 të zhvilluar në Norrisring ka ndodhur një aksident i rëndë, në start të garës dhe shoferët janë me fat që kanë shpëtuar pa pasoja.

Bolidi i shoferit Ticktum nuk i nis fare për shkak të një prishjeje mekanike dhe Vaidyanathan, si duket nuk e pa nga tollovia në start bolidin që ka mbetur në rrugë dhe e goditi atë derisa po zhvillonte shpejtësi në drejtëzën e start finishit.

Aksidenti edhe një herë solli në vëmendje efikasitetin e masave të reja të sigurisë që po i aplikon FIA në vazhdimësi për shoferët e të gjitha kategorive.

-->