Aksident i frikshëm: Ish-kampioni i botës përplaset me 160km/h

Moto GP 01 Maj 2021 21:21

Piloti i Hondas, Marc Marquez rrezikon jetën. Sezonin e kaluar spanjolli humbi mbrojtjen e titullit kampion për shkak të frakturës që e la jashtë për gjithë sezonin. Edhe ditën e sotme, Marquez ka rrezikuar të ketë të njëjtën fat, madje mund të përfundonte edhe më keq akoma.

Piloti i Honda në MotoGP, ka pësuar ditën e sotme një aksident të frikshëm, duke dalë nga pista në kthesë me një shpejtësi 160 km/orë. Përplasja e dhunshme në provat e lira 3 ka shkatërruar plotësisht motorin e spanjollit, duke i trembur të gjithë për më të keqen.

Megjithatë 28-vjeçari nuk ka patur probleme, edhe pse është dërguar me shpejtësi në spitalin e Jerez: “Jam mirë, mirë. U frikësova”. Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera, mësohet se spanjolli, ka pësuar vetëm disa shembje në pjesën e qafës dhe shpinës, por mjekët i kanë dhënë të drejtën të marrë garojë në Cmimin e Madh të Jerez.

-->