Aksident i frikshëm në Formula 1 (VIDEO)

Formula 1 08 Qershor 2019 22:02

Derisa po zhvilloheshin provat zyrtare në Formula 1, për Çmimin e Madh të Kanadasë, ka ndodhur një aksident i frikshëm.

Ishte piloti danez Kevin Magnussen i skudarës HAAS, i cili në kthesën e fundit, doli shumë shpejt dhe pasi humbi kontrollin e makinës, shkoi dhe u përplas në pjesën e cila quhet “Muri i Kampionëve”. Përplasja ndodhi në sesionin e dytë, kur edhe shumë prej pilotëve po kërkonin një xhiro të shpejtë për t’u kualifikuar në sesionin përfundimtar.

Për fat të mirë, Magnussen e kaloi pa pasoja këtë përplasje.

magnusen perplaset on Vidnews.