Aksident i frikshëm në Moto2, dy shoferë përplasen dhe fluturojnë disa metra në ajër

Motosport 16 Gusht 2020 14:07

Çmimi i madh i Australisë në Moto2 ka nisur me një aksident të frikshëm.

Që në kthesën e parë, shoferi i skuderisë Kalex, Enea Bastianini është rrëzuar dhe ka fluturuar në ajër, por motori i tij ka vazhduar që të qëndrojë në pistë.

Gara ka vijuar, por më pas ka qenë një tjetër shofer që është përplasur, Hafizh Syahrin, i cili goditi motorin e mbetur në mes të pistës, duke fluturuar dhe ai.

Shikoni pamjet më poshtë:

-->