Aksident spektakolar në rally, makina përmbyset, pilotët përfundojnë në spital

Motosport 13 Maj 2019 12:30

Një aksident spektakolar ka ndodhur sot në Kili, në garat e botërorit rally. Makina e pilotit Thierry Neuville, kryesuesit të renditjes botërore, ka pësuar një aksident spektakolar gjatë garës së sotme.

Makina Hyundai e belgut ka dalë nga pista dhe ka fluturuar në ajër për disa metra dhe më pas ka kryer disa saltro radhazi, për të përfunduar kokëposhtë.

Për fat të mirë asnjë viktimë, si nga piloti e ndihmësi i tij ashtu dhe nga tifozët e shumtë të pranishëm anash rrugës. Madje piloti belg ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, ku shprehet se është OK.

Neuville dhe ndihmësi i tij Nicolas Gilsoulk u dërguan me urgjencë në spital, por asnjëri nuk ka pësuar dëmtime të rënda. Të dy do të jenë gati për garën e radhës së botërorit rally, që zhvillohet në Portugali.