Aksident zinxhiror në start dhe garë kaotike më pas (VIDEO)

Formula 1 13 Maj 2018 16:10

Gara për Shpërblimin e Madh të Spanjës në Formula 1 u karakterzija me një aksident masiv në rrethin e parë.

Përderisa fokusi itë gjithëve ishte në shoferët në kreun e radhitjes, Leëis Hamilton në kthesën e parë e ruajti pozitën e parë, nga e cila e nisi garën, por Sebastian Vettel ia mori pozitën e dytë Valtteri Bottasit, duke e lënë shoferin e dytë të Mercedesit para bashkëkombasit të tij Kimi Raikkonen.
Por, në kthesën e tretë Romain Grosjean bëri fillimisht gabim amatoresk duke rrëshqitur nga shtegu, e më pas tentoi me gaz të plotë të kthehet në shteg. Kjo bëri që ai të humbë kontrollin e bolidit dhe të përfundojë në mes të shtegut, duke shkaktuar ndeshje me Gaslyn dhe Hulkenbergun.

Pas këtij incidenti në shteg hyri Automobili i Sigurisë, gjë që komplikoi taktikën e garës për shumicën e shoferëve.