Aksidenti që kushtoi 1.5 milionë euro

Formula 1 27 Gusht 2018 14:10

Nisja e Çmimit të Madh të Belgjikës rrezikoi jetën e shoferit Charles Leclerc, i cili pa që sipër kokës së tij po “fluturonte” Fernando Alonso me McLaren.

Spanjolli ishte goditur nga pas nga makina Renault e Nico Hulkenberg, i cili frenoi shumë vonë në kthesën e parë.

Fatmirësisht, nuk pati dëme në njerëz, por vetëm materiale.

Sipas një llogarie të spanjolles AS, dëmet e këtij aksidenti janë plot 1.5 milionë euro. McLaren-i i Alonsos kërkon 500.000 euro për të qenë gati për Çmimin e Madh të Italisë, në fundjavë.

Red Bulli duhet të investojë 300.000 euro për njëvendëshen e Daniel Ricciardos, 54 000 euro më pak sesa Renault për makinën e Hulkenbergut, atij që shkaktoi aksidentin.

Shpenzime do të kenë edhe Mercedesi, Sauberi dhe Ferrari, respektivisht 190 560, 137 330 dhe 92 350 euro për rregullime të ndryshme në makinat e Valtteri Bottas, Leclerc dhe Kimi Raikkonen.

-->