Aksidentohet rëndë me makinë ylli i golfit Tiger Woods

Sporte tjera 23 Shkurt 2021 22:41

Ylli amerikan i golfit, Tiger Woods u dërgua të martën me urgjencë në një spital të Los Anxhelosit pas dëmtimeve të shumta që pësoi kur makina e tij doli nga rruga dhe u përmbys.

Ekipet e shpëtimit e nxorrën atë jashtë makinës duke përdorur mjete metalprerëse.

Woods, 45 vjeç, ishte i vetëm në automjetin SUV kur bëri aksident rreth orës 7:12 të mëngjesit pranë komuniteteve periferike Rolling Hills Estates dhe Rancho Palos Verdes, thanë zyrtarët në Los Angeles në një deklaratë me shkrim.

“Tiger Woods pësoi aksident me makinë këtë mëngjes në Kaliforni ku mori dëmtime të shumta në këmbë. Ai aktualisht është në operacion…,” tha agjenti i tij, Daniel Rapaport, në një deklaratë.

Woods, i konsideruar si një nga më të mëdhenjtë në historinë e golfit, kishte qenë gjatë fundjavës që shkoi mikpritës i turneut Genesis Invitational në Riviera Country Club.

Ai nuk mori pjesë në turne, me arsyen e problemeve me shpinën, e cila i ishte nënshtruar kirurgjisë.

-->