Aksion i bukur nga belgët, Hazard i pandalshëm (Video)

Futboll 06 Qershor 2018 21:41

Njëra nga skuadrat me futbollistët ndër më të mirët në top ligat evropiane, ajo e Belgjikës, ka dyfishuar epërsinë e saj ndaj Egjiptit.

Pas golit të parë që u shënua nga Romelu Lukau, është futbollisti i Chelseat këtë herë i cili ka arritur të konkretizoj në portën e “Faraonëve”.

Ishte fillimisht depërtimi nga krahu i majtë i ish-futbollistit të Monacos dhe Atletico Madrid, Yannick Ferreira Carrasco, i cili asistoi për Eden Hazard, që shënon me qetësi në portën e portierit 45 vjeçar të Egjiptit, Essam El Hadary.

Me epërsinë e dy golave të Belgjikës ndaj Egjiptit, përmbyllet edhe pjesa e parë. /Insporti.com

-->