Aktivizoi Suarezin kundër Levantes, tani duhet t’i paguajë 800 mijë euro Man Cityt

Futboll 11 Janar 2019 09:10

Përveç humbjes, ndeshja në Kupën e Mbretit kundër Levante, i ka kushtuar Barcelonës 800,000 euro, për shkak të aktivizimit të Denis Suarez, para që duhet t’ia japë klubit anglez, Manchester City.

Në marrëveshjen e transferimit të mesfushorit 23-vjeçar të nënshkruar në vitin 2013, u krijua një klauzolë që Barça duhet t’i paguajë klubit anglez një shumë prej 800.000 euro për çdo dhjetë ndeshje të Denisit me ekipin e parë.

Mbrëmë, ai luajti ndeshjen e 70-të, hera e shtatë që kjo klauzolë është aktivizuar.

Lojtari ka qenë i huazuar më parë te Sevilla dhe Villarreali, por nëse flasim për shifra totale që prej transferimit më 2013, Barcelona ka paguar tashmë një bilanc prej 7.4 milionë euro neto për spanjollin.

Pagesa fillestare ka qenë prej 1.8 milionë eurosh, kur Barca e bleu nga City, 5,6 milion të tjera për 70 ndeshje të luajtura, plus 800,000 euro që janë të përcaktuara në qoftë se ato paraqitje ishin në ekipi i parë. Këtu duhet të shtohen 3.2 milionë euro të paguara nga Villarreali në vitin 2016, teksa e ktheu për 4 milionë nga Nëndetësja e Verdhë.

Klauzola është ende në fuqi dhe nëse Suarez nuk transferohet në Arsenal, ashtu siç raportohet – Barcelona do të duhet të vazhdojë të paguajë klauzolën për çdo dhjetë ndeshje derisa Denis Suarez të ketë arritur 100 paraqitje. Kështu, blerja e tij mund të rritet edhe me 2.4 milion euro. /Insporti.com/