Alarm dëmtimesh te Milani, Pioli me vetëm dy mbrojtës në dispozicion

Futboll 19 Shkurt 2020 23:16

Milani funksionon në fushë, pasi luan futboll, kontrollon ndeshjet dhe grumbullon pikë, por trajneri Stefano Pioli nuk po arrin t’i përgatisë i qetë takimet, ndërsa alarmi është shtuar ndjeshëm para përballjes së fundjavës ndaj Fiorentinës.

Kjo pasi mbrojtësi danez Simon Kjaer është dëmtuar që në sfidën ndaj Torinos dhe lajmet që vijnë nga infermieria në Milanello, si për të, ashtu edhe për Matteo Musacchion nuk janë aspak optimiste.

Danezi është e sigurt që nuk do të udhëtojë drejt Firences me skuadrën, por edhe shanset që Musacchio të luajë janë të pakta, ndaj Piolit i duhet të përgatisë ndeshjen vetëm me Romagnolin dhe të riun Gabbia në dispozicion për qendrën e mbrojtjes.

Përveç mbrojtjes, edhe në mesin e fushës situata me dëmtimet mbetet alarmante, pasi Biglia e Krunic nuk janë ende gati dhe Calhanoglu është në dyshim, ndërsa listës së të dëmtuarve i është shtuar edhe Sealemaekers.

Aktualisht Pioli po aktivizon vetëm dyshen Bennacer-Kessie në mesin e fushës, që po kanë kaluar një periudhë me intensitet të lartë dhe rrezikojnë të ndjejnë peshën e lodhjes, apo më keq akoma, të pësojnë ndonjë dëmtim për shkak të ngarkesës.

I vetmi repart ku Pioli ndihet më i qetë, është sulmi, pasi me Ibrën titullar të padiskutueshëm, Rebic dhe Leao janë në formë dhe të gatshëm për të shoqëruar suedezin në repartin e avancuar.

-->