Alarm në NBA, Seth Curry pozitiv me COVID-19 teksa ndeshja po luhej

Basketboll 08 Janar 2021 09:54

Philadelphia 76ers do të mbesin pa lojtarin e tyre kryesor, Seth Curry, pasi që ky i fundit ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Gazetari Adrian Wojnarowski ka njoftuar se lojtari ka qenë në bankën rezervë gjatë një pjesë loje edhepse (i cili fillimisht u raportua se nuk do të marrë pjesë në lojë për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës) kaloi çerekun e parë në stolin e Sixers para se të futej në një dhomë të izoluar dhe përfundimisht të linte sallën veçmas nga ekipi.

I gjithë ekipi i Philadelphias tani do të karantinohet në New York dhe do të fillojë gjurmimi i kontakteve. Fakti që Curry kaloi çerekun e parë në stol para se Sixers të mësonin për rezultatin e tij pozitiv, është padyshim shqetësuese.

Shoku i skuadrës, Joel Embiid, i cili qëndroi afër Curryt në bankën rezervë, do të vetizolohet.

Kjo ndeshje nuk eci aspak mirë për Sixers, të cilët humbën 122-109, ndërsa ndeshjen e radhës do ta luajnë kundër Denver të shtunën. /Insporti/

-->