Alarm për bombë dy orë para fillimit të ndeshjes Itali-Zvicër

Futboll 16 Qershor 2021 19:15

Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë të gjithë policinë e Romës, ndërkohë që për pak pritet të nisë ndeshja Itali-Zvicër.

Alarmi është dhënë vetëm pak minuta më parë, në sheshin “Mazzini”, shumë pranë stadiumit ‘Olimpico’, ku dhe pritet të luhet ndeshja mbrëmjen e sotme.

Policia ka dalë në terren dhe po kryhen kontrolle. Për momentin qarkullimi në këtë zonë është ndaluar.

-->