Alarmi nga Spanja: Barcelona ka probleme, rrezikon falimentimin

Futboll 13 Prill 2020 20:40

Kandidati për president i Barcelonës Victor Font, mendon se klubi rrezikon falimentin.

Ai ka folur në lidhje me situatën e katalanasve dhe beson se asgjë nuk është në vendin e duhur.

“Për një kohë të gjatë ne kemi lajmëruar anëtarët e klubit se gjithçka po shkon drejt një stuhie të madhe. COVID-19 ka ndikuar negativisht në çdo fushë të jetës, po ashtu dhe në sport.

Kemi parë se si klubi po sillet në mënyrë jo të mirë dhe ka probleme në organizim. Rreziku i madh? Barcelona mund të shkojë drejt një falimenti ekonomik dhe moral. Game Over”, deklaroi ai për mediat iberike.

Ekipi i Barcelonës po përgatitet për zgjedhjet e reja presidenciale, të cilat planifikohen të mbahen në vitin 2021.

-->