Alarmohen serbët, Kosova në ABA Ligë

Basketboll 07 Maj 2019 15:21

Mediet serbe sot kanë shkruar për zhvillime të bujshme në basketbollin regjional, konkretisht ABA Ligën. Sipas tyre, nën “regjinë” e Buduçnostit të Podgoricës, është duke u planifikuar largimi i skuadrave të Serbisë nga kjo ligë dhe inkuadrimi i skuadrave nga Kosova, shkruan Kurir.rs, transmeton Insporti.com.

E tëra kjo, gjithnjë sipas medieve serbe, planifikohet të ndodhë në takimin e nesërm të përfaqësuesve të ABA Ligës, që do të mbahet në Zagreb.

Dy skuadra serbe (Crvena Zvezda dhe FMP) nuk janë ftuar për këtë takim, ndërsa dy të tjera (Partizan dhe Mega) nuk do të marrin pjesë.

Sipas Kurir.rs, kjo iniciativë e Buduçnostit ka ardhur si hakmarrje për humbjen nga Crvena Zvezda në finale të ABA Ligës./Insporti/