Albian Ajeti hedh akuza të rënda për Kombëtaren e Shqipërisë

Futboll 24 Maj 2018 14:27

Derisa vëllai i tij Arlind Ajeti, tash e një kohë është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Albian Ajeti është bërë pjesë e Zvicrës, si shumë shqiptarë tjerë.

Mirëpo, Albian Ajeti në një intervistë në Zvicër ka akuzuar rëndë Shqipërinë, duke deklaruar se asnjëherë nuk është kontaktuar që të jetë pjesë e Kombëtares kuqezi.

“Unë qëllimisht e mbajta gjithçka hapur. A jam kontaktuar nga Shqipëria? Kurrë, direkt. Më pyetën për vëllain tim, më pyetën se çfarë kam ndërmend të bëj me ekipet kombëtare. Por kjo nuk llogaritet për mua, kjo nuk është një shenjë e qartë”, ka thënë Albian Ajeti, i cili aktivizohet te Basel.

Albian Ajeti me paraqitjet e tij të mira me skuadrën e Basel, ka bërë që të përfshihet në listën e 35 lojtarëve të përfaqësueses së Zvicrës. /Insporti.com

 

-->