Albin Kurti nga “Fadil Vokrri” – gabim teknik apo huqje e liderit të Vetëvendosjes?

Kombëtarja 15 Tetor 2019 00:07

Albin Kurti ka ndjekur për herë të parë nga shkallët e stadiumit një ndeshje të Kombëtares së Kosovës.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sonte për herë të parë ka zbarkuar në “Fadil Vokrri”, për ta shikuar ndeshjen e Kombëtares së Kosovës me Malin e Zi.

Kurti, që zgjodhi që ta quajë ekip Kosovën, e jo Kombëtare, duket se ka bërë një gabim në postimin e tij.

Ai përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se është i pranishëm në stadium, ku shihet në tribunën lindore mes tifozëve, e jo në tribunat VIP, aty ku ishin politikanët e tjerë.

“Në tribinat e lindjes së stadiumit “Fadil Vokrri”. Për ekipin tonë të Kosovës presim atë që duam – fitore!”, ka shkruar Kurti.

Por, Kurti siç duket e ka bërë një gabim teknik, ku ka shkruar “tribinat” në vend se të shkruante “tribunat”. /Insporti.com/

-->