Alex Marquez në Moto GP me Honda, shok skuadre me vëllain Marc Marquez

Moto GP 18 Nëntor 2019 19:06

Alex Marquez do të jetë shoferi i ri në Moto GP.

Vëllai i Marc Marquez, shoferi që po dominon garat me motoçikleta, Alex, do të jetë pjesë e Moto GP nga edicioni tjetër.

Alex do të jetë shoferi i Hondas, për Kupën e Botës në Moto Gp, bën të ditur ‘RAC 1’, transmeton lajmi.net.

Alex do të jetë shok skuadre me vëllain e tij Marc, i cili njëkohësisht është kampion në fuqi.

Mbetet të shihet nëse Alex do të arrijë të ndjek hapat e vëllait të tij dhe të korr suksese me Hondan.

-->