Alex Oxlade-Chamberlain ia bënë “like” një postimi tallës për yllin e Man Cityt në rrjetet sociale

Futboll 17 Janar 2019 20:14

Fansat e Liverpoolit mezi po e presin rikthimin e Alex Oxlade-Chamberlain këtë sezon.

Pasi pati një start briliant të jetës në “Merseyside” vitin e kaluar, anglezi pësoi një lëndim të tmerrshëm në gju që e la jashtë atë për nëntë muaj, tranmseton Insporti.

Pavarësisht se ai tani do të përballet me garën nga Fabinho dhe Naby Keita për një vend në formacion, ai do të kërkojë të ketë impakt të menjëhershëm pas rikthimit nga lëndimi.

Sidoqoftë, vetëm sepse Oxlade-Chamberlain nuk është aktiv në fushën e gjelbër, nuk do të thotë se ai është i tillë edhe në rrjetet sociale.

 

Croatia v Brazil - International Friendly

Ish-ylli i Arsenalit nxiti reagime në platformë pasi pëlqeu një postim tallës për Edersonin e Manchester Cityt në “Instagram”.

“SportBible” bëri një postim për yllin e Manchester Cityt, duke treguar një fans të Liverpoolit i cili shkroi: “E provoi një herë dhe Salah e paraboloi maskarain,” pasi fillimisht u tha se portieri brazilian mund të luajë në mesfushë.

Dhe Oxlade-Chamberlain thjesht nuk mundi t’i rezistonte një pëlqimi të komentit, i cili ka fituar më shumë se 70,000 “like”.

Shikoni më poshtë. /Insporti.com/

-->