Alexis Sanchez ateron në Milano, pritet me ovacione nga tifozët

Alexis Sanchez përfundimisht është larguar nga Manchester United dhe nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Interit, transmeton Insporti.com.
Sanchez gjatë ditës së martë ka kompletuar marrëveshjen e tij me skuadrën italiane.
Drejtori sportiv, Giussepe Marotta ka bërë mrekullinë në këtë marrëveshje, pasi Interi do të pagujë vetëm pesë milionë euro nga 12, aq sa do të jetë paga e tij vjetor.
Pjesën tjetër do ta paguajë Manchester United.
Tashmë, Sanchez ka arritur në Itali dhe gjatë ditëve në vijim pritet të kryejë testet mjekësore.
Kujtojmë që Sanchez ishte pjesë e Udineses para se të transferohej në Barcelonë. /Insporti.com/
Grazie a Chiara che ci ha mandato questo video da Malpensa.Ecco lo sbarco di Alexis Sanchez!! ⚫️?
Gepostet von Amala am Mittwoch, 28. August 2019