Alexis Sanchez bën huqjen e sezonit, kryqëzohet nga tifozët
Futboll
11 Shkurt 2018
20:05

Alexis Sanchez ka bërë një prej huqjeve të sezonit, në humbjen e Manchester United ndaj Newcastle.
Ekipi i Jose Mourinhos pësoi 1:0 në udhëtim, në ndeshje ku ‘Djajve e Kuq’ nuk ishin në mungesë të rasteve të shënimit.
Një rast i tillë ishte ai i Alexis Sanchez, ku kiliani, pavarësisht se para vetes pati portën bosh, nuk ia doli ta dërgonte topin në rrjetë. /Insporti.com