Alexis Sanchez braktis Unitedin, i bashkohet gjigantit të Serie A

Futboll 18 Gusht 2019 17:00

Alexis Sanchez, karrierën mund ta vazhdojë në Serie A.

Sipas medieve italiane, sulmuesi i Manchester United ka arritur marrëveshje personale me Interin

Sulmuesi kilian do të huazohet nga Manchester United, me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Ky do të ishte një rikthim në Serie A për 30-vjeçarin kilian, i cili luajti me Udinesen nga 2007 deri më 2011.

Kujtojmë se te Interi tani luan ish-sulmuesi i United, Romelu Lukaku, që kaloi në ‘San Siro’ këtë verë.