Alexis Sanchez shpjegon kalimin në “Old Trafford”

Futboll 10 Shkurt 2018 11:16

Shumë pak kishin parashikuar kur filloi ky edicion në Premier League, se në gjysmën e tij do të kishim një kalim të Alexis Sanchez tek Manchester United.

Në një intervistë ekskluzive me Thierry Henry për “Sky Sports” , Sanchez shpjegoi arsyen e tij për këtë vendim duke thënë se qysh i vogël, dhe këtë nuk po e thotë vetëm tani është lojtarë i United, pasi ai është një djalë i sinqertë, ka menduar se Manchester United është skuadra më madhe në botë”.

“Ka pasur shumë skuadra të mëdha dhe unë kam zgjedhur Arsenal, e cila është po ashtu njëra nga këto ekipet e mëdha. Por, duke kaluar këtu dhe  vetëm duke e vështruar simbolin e skuadrës, mendoj se Manchester United është klub që duhet të fitoj gjithçka, pasi është një skuadër me të vërtetë e madhe”, tha Sanchez.

Ai vazhdoi duke thënë se, kaloi nga Arsenal tek “Djajtë e Kuq”, pasi dëshironte të zhvillohej dhe të mësonte si lojtarë dhe të fitonte eksperiencë të re tek një ekip tjetër.

“United është ekip i njohur globalisht dhe unë kam ardhur këtu, pasi dëshirojë të fitojë gjithçka është e mundur në futboll dhe besoj se është e mundur t’i arrijë këto me United, përndryshe nuk do kisha kaluar këtu”, e përmbylli deklaratën e tij kiliani Alexis Sanchez. /insporti.com

-->