“Alexisi mund të rikthehet tek Arsenali”

Futboll 15 Shkurt 2019 11:34

Alexis Sanchez “mund të rikthehet tek Arsenali”, ka thënë ish-ylli i “Topçinjëve”, Marc Overmars, derisa kiliani me siguri se duhet të jetë penduar me vendimin për t’iu bashkuar Manchester Unitedit.

Sulmuesi 30-vjeçar vendosi që të largohej nga Londra në fund të edicionit 2017/18, kur i përfundoi kontrata me Arsenalin, transmeton Insporti.

Sidoqoftë, Sanchez nuk e ka gjetur aspak veten tek Unitedi, duke shënuar vetëm pesë gola në 37 paraqitje.

Overmars, i cili kaloi tre vite tek Arsenali, prej 1997 deri më 2000, beson se jug-amerikani mund të jetë penduar për kalimin e tij në Mançester.

“Kam respekt të madh për Alexisin, sepse ai ia doli jashtëzakonisht mirë tek Arsenali, nuk e di nëse ishte vendim i mirë largimi,” është shprehur ai.

“Futbolli anglez të ndryshon, mua më solli një hap para. Arsene Wengeri erdhi një vit para meje, Dennis Bergkampi impresionoi në Angli, ishte kohë fantastike. Mendoj se ne paksa ndryshuam historinë e klubit.

“Ky lloj i lojtarit (Alexis) ishte shumë i rëndësishmë për Arsenalin, sepse në këtë pozitë të sjellë klubi.

“Pas Alexisit, Arsenali u mundua të transferojë një top lojtar tjetër, por nuk arriti, kështu që ai mund të rikthehet në klub.” /Insporti.com/

-->